Sales Manager

Advansis sh.p.k. kёrkon tё punёsojё staf nё pozicionin e mёposhtem:

MENAXHER SHITJE

Pranё zyrёs sё kompanisё nё Tiranё. 1 vend, pozicion full time.

Pёrshkrimi i pozicionit

  • Menaxhon ciklin e shitjeve.
  • Promovim dhe shitje tё produkteve dhe shёrbimeve tё kompanisё.
  • Ndërton dhe mban marrëdhënie me klientët nëpërmjet kontakteve, takimeve dhe vizitave periodike duke identifikuar nevojat specifike të tyre, ofruar informacionin e duhur teknik rreth produkteve dhe duke ju rekomanduar zgjidhjet e nevojshme.
  • Identifikon klientë të rinj, vlerëson potencialin dhe nevojat e tyre si dhe hulumton dhe analizon opsionet e duhura të shitjes;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera me qёllim koordinimin dhe ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer dhe në kohë tek klientët.
  • Përmirëson arritjet dhe kompetencat e stafit nëpërmjet transferimit të informacionit të nevojshëm teknik dhe procedurial tek ta.
  • Raporton në mënyrë periodike tek Menaxheri i pёrgjithshёm.

Kërkesat e kandidatit për këtë pozicion janë:

  • Diplomё universitare nё degёt: Biznes, Ekonomik, Marketing, Mardhёnie me publikun ose tё ngjashme.
  • Aftёsi shumё tё mira nё komunikim.
  • Energjik dhe i gatshёm pёr tё punuar me orare fleksibёl.
  • Komunikim tё mirё nё gjuhёn angleze.
  • Njohje tё mirё tё pёrdorimit tё kompjuterit.
  • Njohje tё mirё tё paketёs sё programeve Microsoft Office.
  • Minimumi 1 vit eksperiencё pune te provuar si menaxher shitjesh nё sektorin e implementimit tё teknologjise ose ndёrtimit.
  • E preferueshme tё ketё leje dhe aftёsi drejtimi automieti.

 

Kandidatёt duhet tё dёrgojnё Letёr motivimi dhe CV duke specifikuar pozicionin nё This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Vetёm kandidatёt e pёrzgjedhur do tё kontaktohen.